Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lazio – Milan kanë vetëm një synim, sot supersfida për një vend në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Lazio – Milan kanë vetëm një synim, sot supersfida për
Lazio-Milan, Coppa Italia

Supersfida më interesante në Kupën e Italisë, nis sonte me zbritjen në fushë të dy ekipeve, Lazio e Milan. Dueli mund të quhet edhe si një finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat e kanë objektiv në çdo sezon, marrjen e trofeut.

Ekipi i Lazios ka shansin të ritregojë veten pas humbjes së fundjavës në “San Siro”, e cila ishte një ndeshje jo pak e diskutuar. Ndaj skuadra e Maurizio Sarrit, i duhet me patjetër një përmbysje rezultati sot.

Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë do të kenë Milanin. Djemtë e fanellës kuqezi gjatë të gjithë sezonit kanë zbritur në fushë vetëm për fitore. Me një paraqitje ekselente pasi as shifrat në renditje nuk gënjejnë. Ku “Djajtë” udhëheqin renditjen me 28 pikë.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në raundin tjetër me ekipin që do të dalë triumfues nga dueli Bologna – Parma, duke shtuar më tej peshën e kësaj përballjeje dhe ambiciet e të dyja formacioneve.

Poll

Lexo gjithashtu