
Orë vendimtare te Interi për rinovimin e kontratës me Lautaro Martinez. Palët kanë patur një takim “kokë më kokë” për kontratën e cila pritet të zgjatet deri në qershor të vitit 2026.
Lojtari kërkon të përfitojë 12 milionë euro në sezon, ndërsa zikaltërtit nuk dëshirojnë të ofrojnë më shumë se 9 milionë euro për kapitenin e tyre.
Drejtuesit shpresonin që të gjenin gjuhëën e përbashkët me agjentin e argjentinasit dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Pas takimit të ditës së sotme është arritur marrëveshja, ku Lautaro ka pranuar që të ulë pretendimet.
Nga rinovimi i kontratës, kampioni i botës do të përfitojë 10 milionë eruro bashkë me bonuse. Kështu palët dakortësohen dhe pritet që në orët në vazhdim të ketë një zyrtarizim.