Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Largimi ishte çështje ditësh, por Allegri “vë veton” për mbrojtësin e Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi ishte çështje ditësh, por Allegri “vë
Malick Thiaw

Massimiliano Allegri nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Malick Thiaw. Klubi ishte i gatshëm ta shiste futbollistin pasi morën një ofertë tunduese, por tashmë duket se situata ka marrë rrjedhë tjetër.

Sipas Fabrizio Romano oferta prej 30 milionë lekësh nga Newcastle “tundoi” drejtuesit, por jo Allegrin.

Ky i fundit ka thënë mendimin e tij mbi futbollistin, pasi e shikon 23-vjeçarin si një element kyç për sezonin e ri. Paraqitjet e Thiaw kanë bindur timonierin e kuqezinjve t’i projektojë një vend titullari në repartin e mbrojtjes.

Lideri i prapavijës siç dihet ka kontratë me Milan deri në qershor të vitit 2027 dhe kjo bën që klubi të mbajë në ekip të paktën për sezonin e ri, duke mos u shqetësuar për të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga