
Juventusi ka nisur përgatitjet për Kupën e Botës për Klube që është planifikuar të zhvillohet në mesin e qershorit. Mesfushori i bardhezinjve, Manuel Locatelli ka dhënë një prononcim duke shpjeguar rëndësinë e këtij trofeu për ekipin e tij.
“Ky kompeticion është një burim krenarie dhe përgjegjësie. Kjo gjë ndodh kur gjithmonë vesh këtë fanellë, por meqenëse është edicioni i parë mendoj se do të jetë një përvojë unike që duhet marrë seriozisht.
Për çfarë jeni kurioz? Që ka ekipe nga e gjithë bota dhe do të jenë ndeshje të vështira. Është një shkëmbim kulturarsh, edhe me tifozë të kombeve të tjera.
A mund ta fitoni Kupën e Botës për Klube? Arsyeja pse ne mund ta sjellim këtë trofe në shtëpi është sepse Juventusi është mësuar me këto lloj kompeticionesh. Është një rrugë shumë e vështirë, aty jën ekipet më të rëndësishme. Duhet të bëjmë çdo gjë hap pas hapi siç bëjmë gjithmonë.
Do preferonit të përballeshit me Interin? Do të ishte mirë të përballesh me një ekip italian, do të thosë se gjërat janë bërë mirë.”, shprehet italiani.