Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kritikat për lojën e Milanit, Allegri e thotë “troç”: Nuk është turp të mbrohesh!

Shkruar nga NEWSPORT
Kritikat për lojën e Milanit, Allegri e thotë
Massimiliano Allegri

Dinamika e Seria A, sa vjen e bën edhe më intensive pasi skuadrat duan me patjetër të kryesojnë. Por në një vijë më të ngushtë, paraqitja e Milanit është mjaft e mirë deri tani, pasi mban e vendin e 2-të, me 25 pikë.

Megjithatë ditët janë tensionuse pasi skuadra e Massimiliano Allegri, do të përballet me Lazion të shtunën, më 29 nëntor. Përpara sfidës ka folur edhe tekniku i ekipit i cili ka vënë theksin tek rivaliteti që i priti në fushë.

Sipas tij, Milan ka luajtur mirë pasi ka ditur të mbajë ekuilibrin e pikëve, por nga ana tjetër ka pranuar se edhe në rastet kur ka “dështuar” për të sulmuar. Skuadra ka ditur të mbrohet e cila për të nuk duhet të konsiderohet turp.

“Kemi një ndeshje me Lacion përpara që nuk do të jetë e thjeshtë, ne duhet të mendojmë vetëm për objektivin përfundimtar që është hyrja në Ligën e Kampioneve. Dhe nëse shohim klasifikimin, tani ka 7 skuadra të mbledhura në 7 pikë, një ekuilibër total. Kishim situata ofensive ku mund të kishim bërë më mirë, por nuk është turp të mbrohesh kur nuk kemi topin”, ka përfunduar trajneri i kuqzinjve.

Aktualisht Milan ka 2 pikë më pak se kryesuesi i listës, e cila është Roma me 27 të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu