Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kristjan Asllani apo Davide Frattesi, një dilemë e madhe tashmë për trajnerin Inzaghi

Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Asllani apo Davide Frattesi, një dilemë e madhe tashmë
Kristjan Asllani dhe Davide Frattesi

Kur u duk se po fitonte minuta në formacionin e Interit, konkurrenca e Kristjan Asllanit është rritur. Kjo si pasojë duke parë se çfarë ishte i aftë të bënte ndeshjen e djeshme Davide Frattesi ndaj Leçes.

Mesfushori italian u shpall lojtari më i mirë i takimit, duke arritur të realizojë një gol dhe një tjetër që u anullua. Në minutën e 75-të, Frattesi u zëvendësua nga Asllani për t’i lënë dhe disa minuta mesfushorit kuqezi.

Tashmë duket një garë e ashpër mes 22-vjeçarit shqiptar dhe Frattesit për të fituar besimin e trajnerit Simone Inzaghi. Mesfushori italian ka arritur të shëojë 4 gola dhe një asist në 17 paraqitje të Serie A, ndërsa shqiptari 13 paraqitje në të cilat ka asistuar dy herë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga