
Bologna nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Torinon në kuadër të javës së 35-të të Serie A. një pikë që sigurisht vlen për skuadrën e Thiago Motta, i cili këtë sezon poe ekipin italian po zhvillojnë një kampionat fantastik.
Bologna ka siguruar patematikisht pjesëmarrjen në Europë këtë sezon, ndërsa në javët e mbetura do të luftojnë në mbajnë fort vendin e 4-të në klasifikim, pozicion që të çon në Champions sezonin e ardhshëm.
Pas barazimit me skuadrën torineze, trajneri Motta theksoi se është shumë i lumtur me ekipin e tij, pasi pas 22 vitesh ia dolën të sigurojnë pjesmarrjen në Europë. Ndër të tjera theksoi se në këtë moment më i rëndësishëm është arritja e Champions se sa e ardhmja e tij.
“Unë jam i lumtur, jam veçanërisht krenar për këtë skuadër. Kishim një kundërshtar të vështirë, një transfertë delikate ku ne krijuam, luftuam, por nuk gjetëm golin.
Klasifikimi? Na duhet të sigurojmë Championsin, pasi tani jemi matematikisht në Europë. Më duhet të theksoj se kemi bërë diçka historike për klubin, për qytetin dhe për tifozët, që e meritojnë të riktheheshin në Europë pas 22 vitesh, është falënderim për të gjithë, nga presidenti, drejtuesit e deri te ata që punojnë në këtë klub, dhe mbi të gjitha faleminderit këtyre djemve që kanë bërë diçka të jashtëzakonshme, të bukur.
E ardhmja ime? Ky sezon, ky moment ka rëndësi, gjithçka tjetër është dytësore për tani. Në fund të sezonit do të ulemi për të folur”, ka theksuar timonieri i italianëve.