Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Korri sukses te Juventusi, trajneri 57-vjeçar gjithmonë e më pranë pankinës së Romës

Shkruar nga NEWSPORT
Korri sukses te Juventusi, trajneri 57-vjeçar gjithmonë e më
Roma

Midis shumë tifozëve “VIP” të pranishëm në Fushën Qendrore të Turneut Ndërkombëtar të Tenisit në Romë, ishte edhe Massimiliano Allegri.

Trajneri, i cili është pa ekip që nga fundi i sezonit të kaluar, kur i dha fund marrëdhënies me Juventusin (pasi fitoi Kupën e Italisë kundër Atalantës), i lejoi vetes disa orë relaksi në kryeqytet dhe pasi pa humbjen e Musettit kundër Alcaraz në gjysmëfinalen e parë.

Sonte do të shikojë edhe ndeshjen midis Jannik Sinner dhe Paul, një tjetër duel i vlefshëm për të vendosur se kush do të arrijë në finale me spanjollin.

Një prani që ngrohu zemrat e tifozëve të Romës, duke qenë se trajneri nga Livorno është një nga kandidatët për stolin e “romakëve” të së ardhmes pas lamtumirës së Claudio Ranierit në fund të sezonit aktual.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga