
Kristjan Asllani dhe Davide Frattesi
Kristjan Asllani dhe Davide Frattesi janë shpesh herë në garë se kush do të marrë më shumë minuta në mesfushën e Interit. Është trajneri Inzaghi që herë preferon mesfushorin shqiptar dhe herë tjetër lojtarin italian.
Megjithatë, “konkurrrencës” së Asllanit duket se do t’i vijë fundi në verë. Davide Frattesi duket drejt largimit nga Interi në merkaton e ardhshme për t’u transferuar në Premier League.
Siç raporton “Tuttosport”, mesfushori italian ka rënë në radarët e Nottingham Forest. Interi kërkon të paktën 40 milionë euro nga këta të fundit për të lënë të lirë Frattesin.
Poll