
Interi fitoi titullin kampion dhe tashmë te zikaltërtit “oreksi vjen duke ngrënë”. Tashmë interistat kërkojnë dhe ëndërrojnë fitimin e Champions League.
Një trofe që mungon te kampionët aktual të Italisë prej 14 vitesh. Në lidhje me këtë ka folur Giuseppe Marotta. Presidenti i Interit ka theksuar se Champions është një “ëndërr”, e cila me përvojën që ka fitu skuadra shumë shpejt do të realizohet.
“I jam mirënjohës fondit Oaktree për besimin. Unë mbështetëm në një strukturë drejtuese të fortë dhe në një ekip profesionistësh shumë seriozë. Pa harruar publikun që është vlera jonë e shtuar.
Do të vë në praktikë përvojën e fituar deri tani. Interi është Interi. Ajo që u bë nën drejtimin tim nuk është asgjë e jashtëzakonshme, sepse ky ishte një ekip i mësuar me fitore.
Objektivi ynë është të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur. Një ëndërr është fitimi i Championsit.
Rritja e pretendimeve është një akt krenarie dhe përgjegjësie. Duhet të përpiqemi të fitojmë Championsin, rëndësi ka të mos kemi pengje
Nuk kanë faj të huajt, përkundrazi, nëse janë të mirë shërbejnë për të ndihmuar në procesin e rritjes dhe përmirësimit të të rinjve.
Ajo që mungon sot është një hapje drejt botës së futbollit, një botë jo më e aksesueshme për të gjithë”, ka theksuar presidenti i Interit.