
Pierre Kalulu
Pierre Kalulu rikthehet sot nën urdhrat e Thiago Mottës dhe Juventusit pas një dëmtimi 1-mujor. Bardhezinjtë presin sonte Veronën në Torino në një sfidë delikate për ecurinë në kampionat.
Megjithatë, Kalulu jo vetëm që kthehet në kampin bardhezi, por edhe mund të konfirmohet në klub për një kohë afatgjatë. Siç raporton “calciomercato.com”, Kalulu do të largohet përfundimisht nga Milani për t’u blerë nga Juventusi.
Bardhezinjtë pritet të paguajnë 14 milionë euro në arkat e klubit kuqezi për francezin. Këtë sezon në Serie A me Juventusin, Kalulu ka regjistruar 19 paraqitje ku ka shënuar një gol ndaj Atalantës.
Poll