
‘Transferimi’ i parë i Zlatan Ibrahimovic te Milani pritet të jetë në nivel drejtues. Suedezi është i besuari i presidentit Cardinale për klubin e Milanit duke patur dorë të lirë në veprimtaritë dhe vendimet për merkaton.
Zbulimi dhe zhvillimi i talentëve është prioritet në Milanin e ri dhe Ibrahimovic dëshiron më të mirin për këtë objektiv. Casimir Westerveld, trajner moshash, shef skautimi dhe drejtor zhvillimi te Ajax që prej vitit 2006, është emri që suedezi ka përzgjedhur.
Hollandezi konsiderohet si një nga zbuluesit e talentëve më të mirë në botë duke nxjerrë emra si Frenkie De Jong, Matthijs De Ligt e shumë të tjerë.
Milani dëshiron të ndërtojë një skuadër U23 që do të garojë në Serie C ku do të shërbejë si një ekip për tranzicionin sa më të thjeshtë të talentëve nga Primavera drejt ekipit të parë. Kjo nismë do t’i besohet totalisht Westerveld nëse ai pranon të largohet nga Ajax për herë të parë në karrierë.