Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ka fituar gjithçka për klube, Igli Tare kërkon transferimin “BIG” te Milani

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar gjithçka për klube, Igli Tare kërkon transferimin
Igli Tare dhe përfaqësuesja e Portugalisë

Edhe pse mund të duket e vështirë në “letër”, ekzistojnë shanset që mesfushori me tipare ofensive Bernardo Silva të kalojë te Milani në vitin e ardhshëm.

Lojtari 31-vjeçar ka fituar gjithçka të mundshme në nivel klubesh me Manchester City, nga Premier League e deri te Champions League. Silvës i përfundon kontrata me “Qytetarët” në fund të këtij sezoni dhe gjasat që portugezi të rinovojë në “Etihad Stadium” janë “zbehur” ndjeshëm.

Shumë klube nga Lindja e Mesme janë gati ta “mbulojnë” me para, por mediat angleze raportojnë se luzitani dëshiron të mbetet në kontinentin e vjetër.

Nëse drejtori sportiv Igli Tare ia del të bind yllin portugez, reparti i mesfushës te kuqezinjtë e Allegrit do të kishte më shumë fantazi dhe forcë shtytëse.         

Poll

Lexo gjithashtu