“Mjeshtri” i raportimeve për transferimin e futbollistëve Fabrizio Romano në kanalin e tij të platformës “YouTube” ka shokuar jo pak ditën e sotme, me informacionin për mbrojtësin Sergio Ramos.
Qendërmbrojtësi 39-vjeçar i skadon konatrata te Monterrey në Meksikë fundin e këtij vitit dhe nuk ka në plan të vazhdojë më aty. Romano thekson se Ramos i është ofruar klubit të Milanit.
Shumëçka do të varet nga drejtori sportiv i “Djallit” Igli Tare. Më tej thuhet se qëllimi i ish-mbrojtësi të Real Madrid është inkuadrimi në një kampionat elitar dhe pse jo prezenca me Spanjën në Kupën e Botës verën e ardhshme.
Vlen të përmendet se Sergio Ramos ka fituar gjithçka në karrierë, që nga La Liga, Champions League e deri te Kupa e Botës apo kampionati Europian.
