
Ish-portieri historik i Juventusit, Dino Zoff ka folur së fundmi për bardhezinjtë. Zoff shprehet besimplotë se Juventusi i tij do të rikthehet tek ditët e arta, teksa nuk ka kursyer elozhet edhe për trajnerin e “Zonjës së Vjetër”, italianin Thiago Motta.
“Ishte një mbrëmje e keqe ajo me Empolin, tifozët u hidhëruan. Por ne jemi ende në garë në kampionat. E them këtë sepse Juventusi është pjesë e pandashme e jetës sime. Një trajner duhet të ketë të drejtën të shprehet siç e sheh të arsyeshme. Motta e bëri këtë me ndershmërinë intelektuale të dikujt që nuk kërkon justifikime. Dhe futbolli është i bukur sepse është i paparashikueshëm.
Kini durim dhe gjeni motivimin brenda për t’u rikuperuar. Unë jam optimist, skuadra është e re, por nuk mungon cilësia. Me më shumë pjekuri në të ardhmen do të shohim një Juve që i qëndron traditës. Dhe në të tashmen duhet të konsolidojmë kualifikimin në Champions League. Motta trajneri i shkëlqyer, por është i ri dhe duhet të fitojë përvojë”, tha Zoff.