
Alvaro Morata është lojtari që pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit në merkaton verore. Sulmuesi spanjoll që momentalisht luan me Atletico Madrid, pritet që në verë të ndryshojë ekip, me Juventusin që e ka kthyer në një objektiv seioz.
“Zonja e Vjetër” kërkon që për repartin e sulmit të afrohet një lojtar me eksperiencë dhe kualitativ dhe te Morata, drejtuesit bardhezi shohin pikërisht atë ç’ka duan. Juventusi pritet që për Moratën të paguajë rreth 15-20 milionë euro. Kjo, një shifër mjaft e përballueshme për torinezët.
Në krahun tjetër, vetë lojtari do ta pëlqente një rikthim në Itali. Teksa kjo do të ishte hera e tretë që sulmuesi 31-vjeçar do të bëhej pjesë e ekipit të drejtuar nga Massimiliano Allegri.