Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Sezoni i ri të “Sunday League Albania”, FSHF hap regjistrimet

Shkruar nga NEWSPORT
Sezoni i ri të “Sunday League Albania”, FSHF hap regjistrimet
Sunday League

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF ka nisur organizimin për sezonin e ri 2025–2026.

Në kampionatin më popullor, FSHF Sunday League, janë hapur regjistrimet, teksa ekipet tradicionale që marrin pjesë prej vitesh kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ndërkohë, regjistrimet vijojnë të jenë të hapura edhe për disa ditë, dhe të gjitha ekipet e interesuara mund të kontaktojnë në adresën e email-it: [email protected] .

Ky do të jetë sezoni i shtatë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, dhe që çdo vit njeh rritje në cilësi, organizim dhe numër pjesëmarrësish.

FSHF vijon të mbështesë dhe promovojë futbollin amator si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të sportit në vend.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga