
Alex Meret & Amir Rrahmani
Alex Meret do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Napolit. Portieri dhe klubi italian kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2027, pasi Conte dhe drejtuesit besojnë te 28-vjeçari.
Kujtojmë se Meret është pjesë e Napolit që prej vitit 2019. Asokohe, napoletanët shpenzuan një shumë prej 26 milionë eurosh për ta marrë portierin italian nga skuadra e Udineses.
Në sezonin që lamë pas, 28-vjeçari bëri mjaft mirë. Në 35 ndeshje, Meret pësoi 25 gola dhe mbajti portën e paprekur në 18 ndeshje.
Poll