Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventus “përshpejton” hapat, mbrojtësi i ekipit spanjoll është gati të luajë për 4 vitet e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
Juventus “përshpejton” hapat, mbrojtësi i ekipit spanjoll
Juventusi

Merkatoja e janarit është periudha ideale për skuadrat që synojnë risi, por edhe për futbollistët të cilët shikojnë për mundësi të reja. Ndërsa afrimet më të fundit priten nga klubi i Juventusit i cili po shqyrton mundësinë që të ketë një transferim të mbrojtësit, Oscar Minguezas.

Megjithëse emri i këtij të fundit përflitej të merrej në qershor, drejtori sportiv i Juventusit, Marco Ottolini ndodhet në Spanjë dhe ka shumë mundësi që marrëveshja për Minguezan të arrihet edhe në janar.

Sipas medias “Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Celta Vigos për një kontratë 4-vjeçare me vlerë 1 milion euro në sezon, pothuajse dyfishin e asaj që fiton Mingueza te klubi spanjoll, e cila është rreth 600,000 euro.

Tani Juventusi po përpiqet ta nënshkruajë 26-vjeçarin gjatë janarit, duke paguar një shumë më të ulët për Celta Vigon. Bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë gjatë orëve të ardhshme dhe flitet se “bardhezinjtë” do të duhet të paguajnë nga 3 deri në 5 milion euro për të siguruar transferimin e mbrojtësit në merkaton e janarit.

E sa i takon paarqitjes së mbrojtësit Mingueza në kampionatin spanjoll, nga ku ndodhet aktualisht ai ka bërë mjaft mirë, pasi në 16 ndeshjet e luajtura ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste.  

Poll

Lexo gjithashtu