Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventus i pamposhtur në Serie A, Conte përpara sfidës: Herët a vonë do të humbasin

Shkruar nga NEWSPORT
Juventus i pamposhtur në Serie A, Conte përpara sfidës:
Antonio Conte dhe Thiago Motta

Supersfida e javës në Serie A është padyshim Napoli-Juventus e cila do të luhet ditën e shtunë. Napolitanët kërkojnë vazhdimësinë në garën për titull kampion, ndërsa bardhezinjtë kërkojnë pikë për t’u futur në zonën Champions. Përpara kësaj sfide ka folur në konferencë trajneri i Napolit, Antonio Conte.

Juventur i pamposhtur në Serie A, si e komentoni?

“Të nisemi nga fakti se ata janë të pamposhtur në kampionat. Padyshim që kanë mangësi sepse në disa barazime ata duhet të kishin fitore, kështuqë u krijua kjo ecuri pa humbje. Herët a vonë do humbasin, në përgjithësi kjo është pjesë e jetës. Juventusi është ekip i mirë, ka lojtarë të fortë, vitin e kaluar kanë mbyllur kampionatin shumë pikë përpara nesh.

Luajnë në Champions League, duhet të kesh gjithmonë respekt të madh për ta, kanë një histori të rëndësishme. Çdo vit ata synojnë të fitojnë, gjithmonë kanë objektiv fitoren.

Duhet të ndjekim rrugën tonë, të vazhdojmë atë që kemi nisur. Duhët të vazhdojmë këtë rrugë me shpresë. Duhet të jemi gjithë kohës të kujdësshëm, kemi nevojë dhe për hapa të tjerë.”, u shpreh Conte.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga