Merkatoja e janarit padyshim është një ndër periudhat kryesore, sa i takon lëvizjeve të cilat i bëjnë mirë dhe skuadrës por edhe futbollistëve gjithashtu. E në “ujërat” e ndryshimeve janë edhe dy ekipet e Serisë A, Juventus dhe Milan.
Sipas “Tuttosport”, të dyja klubet po mendojnë që të kryejnë një huazim mes Federico Gatti dhe Ruben Loftus-Cheek. Ndërsa ky shkëmbim i mundshëm u mundësua gjatë një takimi të premtën në të cilin morën pjesë trajneri i Juventusit, Luciano Spalleti, drejtori ekzekutiv Damien Comolli dhe drejtori i ri sportiv, Marco Ottolini.
Edhe pse asgjë nuk është zyrtare deri më tani, konkretizimi i diskutimeve pritet në ditët në vijim. Juventus synon që nga merkatoja të dalë me një mesfushor qendror një zëvëndëues mjaft i denjë për Kenan Yildiz. Spalletti ka theksuar se do të nënshkruajë vetëm lojtarë që mund t’i shtojnë cilësi ekipit dhe të mos prishin ekuilibrin e arritur në javët e fundit.
