Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jam këtu prej Allegrit”, Rabiot flet si kuqezi: Atmosfera te Milan është pozitive, u përshtata shpejt me ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam këtu prej Allegrit”, Rabiot flet si kuqezi: Atmosfera te
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot ka folur për herë të parë pas transferimit të tij te Milani. Blerja 7 milionë euroshe e Igli Tares, shprehet shumë i kënaqur me këtë lëvizje të tijën, duke theksuar se një nga arsyet kryesore të transferimit të tij në “San Siro”, ka qenë trajneri Allegri.

Na trego si lindi kjo tratativë? Pse zgjodhe Milanin?

Gjithçka u bë në ditët e fundit të merkatos. Fola me Allegrin kur ai erdhi te Milani, por unë kisha kontratë me Marseille. Pastaj, kur ndodhi ajo që ndodhi te Marseille, trajneri më telefonoi përsëri, më tregoi projektin dhe në fund gjithçka shkoi shpejt. Arritëm ta mbyllim këtë tratativë.

Cilat janë përshtypjet e tua të para?

Kam pasur përshtypje të mira, është një grup që ka dëshirë të fitojë dhe të rinj që kanë dëshirë të mësojnë. Kemi një trajner me përvojë. U përshtata menjëherë mirë në stërvitje, atmosfera është pozitive, gjeta gatishmëri të madhe nga të gjithë, të gjithë u treguan të sjellshëm edhe me familjen time.

Poll

Lexo gjithashtu