
Bernardeschi - Insigne
Dy vite e gjysmë pas largimit të tij nga Napoli ku qëndroi për 10 sezone radhazi, nga Italia bëjnë të ditur se Lorenzo Insigne mund të lërë Kanadanë për t’u rikthyer të luajë në Serie A.
Siç shkruan gazetari Orazio Açomando, ish-sulmuesi i napolitanëve është gati për t’u rikthyer në Itali, por jo tek ish-ekipi i tij. Në gjurmët e tij janë vënë së fundmi Fiorentina dhe Como.
Gjithashtu dhe Insigne nuk dëshiron të qëndrojë më në Kanada dhe ideja për t’u kthyer në Itali mund të jetë ideale. Mbetet për t’u parë se kush mes trajnerëve Fabregas dhe Italiano do të fitojë shërbimet e 33-vjeçarit.
Poll