Paolo Maldini & Massimo Ambrosini
Igli Tare do të konfirmohet si drejtori sportiv i Milanit, pritet vetëm të zyrtarizohet. Për detyrën e re të ish-lojtarit shqiptar, ka folur Massimo Ambrosini. Ish-mesfushori i Milanit nuk i ka kursyer lëvdatat për Taren.
“Ai është një person serioz që ka një kulturë të shkëlqyer të futbollit. U habita pak nga mënyra se si erdhi zgjedhja e Tares, duket se pati edhe një diskutim midis disa pjesëve të klubit.
Nëse Tare pranoi për këtë detyrë, kjo është sepse është siguruar për rolin e tij. Nëse ata vendosën ta merrnin atë, sipas mendimit tim, kjo është sepse kanë nëdërmen t’i japin atij një autonomi të caktuar, përdnryshe nuk do ta kishin marrë”, u shpreh Ambrosini.