Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inzaghi e falenderoi pasi u shpall kampion, Igli Tare: Krenari edhe për ne, do të fitojë shumë të tjerë

Shkruar nga NEWSPORT
Inzaghi e falenderoi pasi u shpall kampion, Igli Tare: Krenari edhe për ne,
Simone Inzaghi - Igli Tare

Simone Inzaghi fitoi titullin kampion për herë të parë në karrierën e tij si trajner. Tekniku italian ia doli që të ‘qëndiste’ yllin e dytë në fanellën e Interit. Madje pasi u shpall kampion me zikaltërit, Inzaghi falenderoi në veçanti Igli Taren, me të cilin ka punuar te Lazio.

Ish-drejtori sportivi i lacialëve ka folur së fundmi pikërisht për falenderimin që i ka bërë Inzaghi. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare shprehet shumë i lumtur, duke theksuar që ai do të fitojë edhe disa tituj kampionë të tjerë.

“Është një krenari edhe për ne, sepse rrugëtimi i tij është gjithashtu rezultat i asaj çfarë ai mësoi te Lazio, në qytetin e Romës. Jemi të gjithë shumë të lumtur për titullin e tij kampion që fitoi me Interin. Mendoj se është i pari nga shumë të tjerë që do të pasojnë”, është shprehur Igli Tare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga