
Interi pësoi një disfatë të hidhur ditën e djeshme ndaj Bolognas me rezultatin minimal 1-0 në Serie A. Humbje kjo që i kushton shumë zikaltërve garën për titull, pasi tashmë janë hapur llogaritë me Napolin që janë me pikë të barabarta.
Megjithatë, ekipi i Interit ka lënë pas disfatën me Bolognan në kampionat dhe e ka zhvedosur vëmendjen tek e mërkura. Zikaltrit do të jenë pritës në “San Siro” për sfidën e kthimit në Kupën e Italisë përballë Milanit. Përballja e parë ka përfunduar me shifrat 1-1.
Në prag të kësaj sfide, Inzaghi ka marrë lajmin që tre futbollistë do të mungojnë për sfidën e radhës ndaj kuqezinjve. Marcus Thuram, Denzel Dumfries dhe Piotr Zielinski nuk kanë mundur të rikuperohen. Një shanc i mirë për Kristjan Asllanin që mund të marrë minuta si shkas i mungesës së polakut.