Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi i “çmendur” pas Zirkzee, Bologna u tregon çmimin zikaltërve

Shkruar nga NEWSPORT
Interi i “çmendur” pas Zirkzee, Bologna u tregon
Joshua Zirkzee

Interi pasi është shpallur kampion në Serie A është hedhur në “sulm”për të “pikasur” lojtarët e duhur për sezonin e ri. Drejtuesit prej kohësh e kanë vendosur Joshua Zirkzee në “pole-position”, teksa lojtari pëlqehet shumë nga zikaltërtit.

Bologna duke para interesimet ndaj holandezit është e bindur të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Sipas “La Gazzetta dello Sport” bëhet me dije se Bologna i ka bërë të qartë Interit çmimin e sulmuesit.

Janë jo më pak se 60 milionë euro, shifër kjo që duhet të derdhë Interi në arkat e skuadrës së Bolognas. Po nga i njëjti burim bëhet me dije se drejtori sportiv Ausilio po bën maksimumin që të përfshijë në marrëveshje edhe Fabbian në mënyrë që të ulet çmimi i holandezit. Bisedimet mes palëve vazhdojnë, me lojtarin që ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga