
Te Interi kanë nisur të mendojnë për merkaton dhe tashmë në Itali po përfliten një sërë emrash që mund të veshin fanellën e zikaltërve. Kështu njëri prej tyre është edhe Gianluigi Donnarumma, i cili aktualisht është pjesë e PSG-së në Ligue 1.
Një emër i bujshëm ky për Interin, i cili siç duket po mendon për afrimin e bujshëm, duke ditur se në të kaluarën gardiani italian ka mbajtur veshur fanellën e rivalëve të zikaltërve, Milanit.
26-vjeçari shihet nga drejtuesit invenstimi i duhur për portën për sezonin e ri dhe për disa sezone të tjera. Fakti që e njeh mjaft mirë kampionatin italian, bën që të jetë ketë edhe më shumë besim tek aftësitë e gardianit të portës.
Një operacion ky që në dukje i vështirë, por gjithmonë në futboll surprizat kanë ekzistuar dhe madje “trondisin” edhe themelet e disa skuadrave, në këtë rast Milan. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim, teksa vlen të theksohet se Donnarumma ka kontratë me PSG deri në qershor të viti 2026.