Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Igli Tare “zbut” yjet e Milanit, gati rinovimi me dy “shtyllat” e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare “zbut” yjet e Milanit, gati rinovimi me dy
Igli Tare

Raportimet e funidt nga “TuttomercatoWeb” janë premtuese për tifozët e Milanit. Mediumi në fjalë bën të ditur se drejtori sportiv i “Djallit” Igli Tare, ka bindur dy “shtyllat” e ekipit për të zgjatur kontratën.

I pari dhe më “problematiku” është portieri e kapiteni Mike Maignan. Gradianit francez i skadon kontrata në verën dhe interesimi është i madh brenda dhe jashtë Italisë.

Igli Tare i ka dhënë fund kësaj “sage”, Maignan do qendrojë dhe këtë javë do vijë zyrtarizimi. Portieri do firmos deri në 2031, ndërsa paga do të jetë 5.7 milionë euro në vit.

Po ashtu, Rafa Leao është “zbutur”, i gatshëm të “blindohet” nga Milani, madje edhe me pagë të majme, në këtë rast nuk bëhet e ditur shifra apo segmenti kohor.       

Poll

Lexo gjithashtu