
Emerson Royal
Përveç afrimeve në këtë merkato vere, Igli Tare padyshim që do të largojë edhe disa lojtarë që janë jashtë projektit të Milanit. Një prej tyre është edhe braziliani Emerson Royal.
Mbrojtësi 26-vjeçar nuk ka marrë ftesë nga Allegri për turneun aziatik dhe me shumë gjasa do të ndërrojë ekip. Siç raportojnë mediat italiane, Emerson duket pranë kalimit tek Besiktasi.
Ashtu si ish-shoku i ekipit, Tammy Abraham, mbrojtësi brazilian mund të veshë fanellën e klubit turk. Besiktasi i ka kërkuar Milanit lojtarin në mënyrë huazimi, edhe ky i fundit duket i hapur për këtë lëvizje.
Poll