
Milani është rikthyer me një interesim të fortë ndaj Igli Tares për rolin e drejtorit sportiv të ardhshëm. Shqiptari, pas kontakteve të javëve të fundit, është përsëri emri “i nxehtë” për kursin e ri të kuqezinjve. Në takimin fundit palët janë afruar në një mënyrë të rëndësishme.
Tare ka bindur Giorgio Furlanin, shefi i Milanit dhe përgjegjës për zgjedhjen, aq sa është planifikuar një samit për fillimin e javës së ardhshme që mund të jetë vendimtar për “tymin e bardhë” të shumëpritur. Pasi të jetë plotësuar pozicioni i drejtorit sportiv, do të jetë radha e trajnerit të ri që do të zëvendësojë Sergio Conceicao-n.
Krahasimet e para midis Tare dhe Furlani sugjerojnë fuqimisht një emër, atë të Vincenzo Italiano. Drejtuesit e Milanit shkruan “SportMediaset”, janë të bindur se trajneri i Bolognas, është njeriu i duhur për të filluar nga e para, por Fenuçi dhe Saputo nuk do ta lënë trajnerin të largohet lehtë, një vit pas lamtumirës së Thiago Motta-s. Bordi i Bologna i kanë paraqitur tashmë një propozim rinovimi Italianos, një vit tjetër kontrate, deri në qershor 2027, dhe një rritje page.