Skuadra e Milanit po planifikon lëvizjet e merkatos në vigjilje të sezonit të ri. Pas “hipotekimit” të Luka Modric, nje tjetër emër është në krye të listës te kuqezinjtë, fjala është për Granit Xhakën. Në bazë të raportimeve të fundit, kryesia e Milani ka dorëzuar ofertën në selinë e Bayer Leverkusen, 10 milionë euro sipas “SportMediaset”.
Por që nuk ka munguar në kohë të shpejtë reagimi i klubit gjerman, refuzim kategorik. Nëse ekipi nga Milano me “arkitektin” e ri të transferimeve Igli Tare e do vërtetë Xhakën, atëherë ata duhet të rrisin ofertën e tyre.
Kontrata e Granitit me “Aspirinat” është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa vlera e kartonit të 32-vjeçarit sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” shkon deri në 12 milionë euro. Leverkusen para dy vitesh pagoi 15 milionë euro në adresim të Arsenalit për të siguruar shërbimet e mesfushorit me origjinë shqiptare.