
Igli Tare
Klubi i Milanit është ende në kërkim të drejtorit sportiv të tyre që pritet të finalizohet së shpejti. Fabio Paratici konsiderohet tashmë jashtë loje, ndërsa pista e D’Amicos është ftohur.
Emri më konkret që mundet të marrë detyrën e re te kuqezinjtë është Igli Tare. Ish-futbollisti shqiptar është i papunë që nga largimi i tij prej Lazios në vitin 2023, ku ndenji për plot 15 vite.
Siç raportojnë mediat italiane ditën e sotme, Igli Tare dhe drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani kanë caktuar një takim në fillimin e kësaj jave. Gjithçka pritet të bëhet e ditur brenda kësaj jave nëse 51-vjeçari shqiptar do të jetë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve apo jo.
Poll