Alexander Sorloth me shumë mundësi do të largohet nga Atletico Madrid këtë verë edhe pse kontrata i përfundon në qershor të vitit 2028. Sulmuesi 30-vjeçar dëshiron të jetë titullar, gjë të cilën te madrilenët s’e ka të garantuar.
Në këto kushte, agjentët e tij kanë nisur të lëvizin, por jo vetëm. Edhe klubi i Milanit ka kërkuar më tepër informacion në lidhje më një transferim të mundshëm të norvegjezit në “San Siro”, duke parë që kuqezinjtë çalojnë në repartin ofensiv.
Sipas “Gazzett Dello Sport”, drejtori sportiv Igli Tare dhe pjesa tjetër e kupolës drejtuese te Milan, po mendojnë të ofrojnë 40 milionë euro. Një shifër kjo që mund të kënaqë “Los Colchoneros”, por duhet rënë dakord edhe me lojtarin, për të cilin problem mbetet paga.
Kujtojmë që këtë sezon, Sorloth ka luajtur 48 ndeshje me Atletico Madrid, por jo të gjitha si titullar. Pavarërsisht kësaj, ai ia ka dalë që të shënojë 17 gola dhe të asistojë në një tjetër.
