
Stefano Pioli dhe Rafael Leao
Zyrtarizimi i largimit të Stefano Piolit nga Milani, tashmë i ka dhënë fund një sage që pritej prej kohësh. Pas 3 sezonesh, aventura kuqezi e trajnerit italian vjen drejt fundit, një aventurë që kulmoi me fitoren e titullit kampion pas 12 viteve për Milanin.
Ndër mesazhet e lamtumirës, është edhe Leao që i dedikon disa rreshta në faqen e tij në rrjete sociale.
“Faleminderit për gjithçka mister, pas 12 vitesh ti solle gëzim të madh tek të gjithë fansat e Milanit dhe si rezultat emri ytë hyri në historinë e Milanit. Faleminderit që më ndihmuat të nxjerr emrin tim në elitën e futbollit dhe të fitoj një vend të rëndësishëm në këtë klub madhështor. Do t’ju jem gjithnjë mirënjohës”, shkruan Leao.
View this post on Instagram
Poll