Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“I lumtur për besimin që më dha trajneri”, Ardon Jashari: Fitorja e rëndësishme. Luka Modric? Të luash me të është një dhuratë

Shkruar nga NEWSPORT
“I lumtur për besimin që më dha trajneri”, Ardon
Ardon Jashari - Luka Modric

Milan mori një fitore të rëndësishme ndaj Lecces mbrëmjen e djeshme. Kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj kundërshtarëve të tyre dhe goli vendimtar u shënua nga Niclas Fullkrug.

Në fushë ishte edhe mesfushori shqiptar, Ardon Jashari. Ky i fundit foli pas sfidës dhe ishte mjaft i kënaqur me besimin që i dha trajneri dhe fitoren e ekipit.

“Le të vazhdojmë kështu. Jam i lumtur për Fullkrugun. Jam i kënaqur që e nisa ndeshjen si titullar, por gjëja më e rëndësishme janë tre pikët e ekipit.

Unë bëj atë që më kërkon trajneri. Është e rëndësishme që shokët e ekipit të kuptojnë karakteristikat e mia. Më kërkoi të luaja si numër gjashtë dhe ky është një mesazh që duhet të përçohet në të gjithë ekipin.

Luka Modric? Të luash me të është një dhuratë. Ai është një person i jashtëzakonshëm jashtë fushës dhe një lojtar i pabesueshëm. Po e shijoj çdo moment dhe shpresoj të luaj më shumë minuta përkrah tij”, ka përfunduar Jashari.

Poll

Lexo gjithashtu