
Arijanet Muriç
Sassuolo arriti të marrë ditën e djeshme një fitore me shifrat 1-0 në transfertë përballë Veronës në javën e 6-të të Serie A. Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç zhvilloi paraqitje të shkëlqyer përballë vendasve.
Në paraqitjen e tij të 5-të në Serie A me Sassuolon, gardiani 26-vjeçar mbajti portën e paprekur duke u shpallur gjithashtu dhe lojtari më i mirë i takimit të mbrëmshëm nga “Sofascore”.
Aro Muriç është vlerësuar me notën maksimale 10 pas fitores ndaj Veronës. Portieri shqiptar përveçse mbajti portën e paprekur, bëri gjithashtu dhe 9 pritje që shkuan në kuadratin e portës.

Poll