Disfata ndaj Milanit në derbi nuk ka mjaftuar për Interin. Përveçse 3 pikëve të humbura, zikaltërit kanë humbur edhe një prej pikave kryesore të ekipit, me Simone Inzaghin që i shtohet një problem.
Bëhet fjalë për Nicolo Barella. Mesfushori italian u dëmtua në derbin përballë Milanit, por duket se rikuperimi i tij do të zgjasë disa kohë. Pas ekzaminimeve të bëra, Barella ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë.
Ky problem do ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën tre ndeshjet e radhës. Ndaj Udinese në Serie A, Crvena Zvezdës në Champions League dhe Torinos përsëri në kampionat. Inzaghi shpreson te pushimi i Kombëtareve, me Barellan që do të ketë kohë në dispozicion për t'u rikthyer.
Menjëherë pas ndeshjeve të Nations League, Interi do të ketë një kalendar tepër të vështirë. Zikaltërit do të përballen me Romën, Young Boys dhe Juventus dhe mungesa e Barellas do të ndikonte shumë.