
Kanë kaluar 7 javë në Serie A dhe gara për kreun është më e ashpër se kurrë. Diferenca mes vendit të 2-të dhe 4-të është vetëm 1 pikë.
Milani i Allegrit bën “ligjin” në këtë ligë, duke demostruar politikat e shkëlqyera dhe drejtimin gati perfekt të trajnerit Max Allegri. Gjatë merktos së verës, drejtori sportiv Igli Tare transferoi te kuqezinjtë futbollistë si Nkunku, Jashari, Riçi, Estupinian apo Rabiot.
Sipas raportimeve të “transferfeedcom”, Igli Tare është gati të shkaktojë “tërmet” me emrin e radhës, madje pa asnjë kosto. Fjala është për sulmuesin Heung-min Son.
33-vjeçari është në kontratë me LAFC në MLS, por sezoi i rregull është në përfundim dhe ai kërkon të luajë i huazuar në ndonjë nga klubet elitare të Europës, me qëllim për të qenë në kushtet optimlae për Kupën e Botës me Koren e Jugut.