Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gjimshiti udhëheq Atalantën drejt finales, te Lazio s’i besojnë Elseid Hysajt! Publikohen formacionet zyrtare

Shkruar nga NEWSPORT
Gjimshiti udhëheq Atalantën drejt finales, te Lazio s’i
Berat Gjimshiti te Atalanta dhe Elseid Hysaj te Lazio

Pas barazimit 2-2 në “Olimpico”, Atalanta dhe Lazio do të përballen sonte në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Sfida që do të zhvillohet në Bergamo, do të nisë në orën 21:00.

Tashmë dy trajnerët, Raffaele Palladino dhe Maurizio Sarri kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë prej minutës së parë.

Kështu, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar një fanellë titullari te Atalanta për këtë duel. Në krahun tjetër, trajneri i Lazios, Sarri e ka lënë shqiptarin tjetër, Elseid Hysajn të “gozhduar” në stol.

Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare respektive, për këtë duel që vendos finalistit e dytë të Kupës. Kujtojmë që fituesi i mbrëmje së sotme, do të përballet në finalen e madhe me Interin.

Gjimshiti udhëheq Atalantën drejt finales, te Lazio s’i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu