
Kristjan Asllani dhe Davide Frattesi
Që prej sfidës me Barcelonën në Champions League, Davide Frattesi nuk ka kryer asnjë paraqitje me fanellën e Interit. Kjo për shkak të shqetësimeve të tij të vazhdueshme për gjendjen fizike.
Së shpejti, mesfushori i zikaltërve do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Milano për një hernie inguinale. Brenda kësaj jave, Davide Frattesi pritet të kryejë operimi.
Mesfushori italian do të vazhdojë më pas fazën e rehabilitimit për t’u rikthyer sa më shpejt. Por vështirë se Frattesi do të nisë menjëherë sezonin me Interin për shkak të ndërhyrjes që do të kryejë.
Poll