
Mats Hummels
Mats Hummels pritet të jetë lojtari më i ri i Romës. Pasi mbylli aventurën e tij me Borussia Dortmund në Gjermani, tashmë qendërmbrojtësi 35-vjeçari është pranë një kalimi në Serie A.
Klubi i Romës ka rezervuar edhe vizitat mjeëksore për mbrojtësin gjerman. Ditën e sotme, pritet që ky i fundit të zbarkojë në kryeqytetin italian, për të kryer testet mjekësore dhe më pas firma mbi kontratë.
Kujtojmë që me transferimin e Hummels, Roma do të fitonte shumë eksperiencë në qendër të mbrojtjes. 35-vjeçari ka një eksperiencë të gjatë me Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, teksa është shpallur edhe kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014.
Poll