
Që nga emërimi në stolin e Milanit, një prej dëshiravë më të mëdha për Max Allegrin në merkato ka qenë Dusan Vlahovic. Ky i fundit pritet të largohet nga Juventusi pasi nuk është më në planet e klubit.
Siç raportojnë mediat italiane, drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani i ka konfirmuar Igli Tares se mund të nisë negociatat me bardhezinjtë për transferimin e sulmuesit serb.
Drejtori sportiv i kuqezinjve është i gatshëm t’i ofrojë Juventusit 10 milionë euro për Vlahovic. Por “Zonja e Vjetër” kërkon të paktën dyfishin e kësaj shifre që është 20 milionë euro.
Problem mbetet edhe paga e Vlahovic e cila është 12 milionë euro në sezon. Milani nga ana tjetër do të ishte i gatshëm t’i ofronte sulmuesit serb deri në 6 milionë euro në vit.