Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Fundjava në Seria A me “surpriza”, përballje “titanësh” mes Milan e Lecce-s, në fushë zbret edhe ekipi i Ismajlit

Shkruar nga NEWSPORT
Fundjava në Seria A me “surpriza”, përballje
Milan - Lecce

Interesante përballjet që priten sot në javën e 21-të të Seria A. Torino do të përballet me Romën në orën 18:00, ndeshje kjo e cila do të luhet në stadiumin “Olimpico di Torino”.

Ekipi i Ardian Ismajlit do të synojë një fitore ndaj rivalit të saj me qëllimin e ngjitjes në klasifikim. E nga ana tjetër edhe skuadra e Gasperinit luan me qëllimin e vetëm atë të triumfit. Pasi një rezultat pozitiv nga ky duel do e afronte dhe më shumë me kreun.

E kur flasim për ekipe të cilat përplasin “brirët”, skuadra të forta janë dhe Milan e Lecce të cilët zbresin në fushë me qëllimin për fitore.

“Kuqezinjtë” ndodhen të dytët në klasifikim me 43 pikë ndërsa Lecce e Ramadanit dhe Berishës nuk ka bërë më të mirën e saj, me 3 humbjet seri në 5 sfidat e fundit dhe me një kuotë prej 17 pikësh.

Fundjava në Seria A me “surpriza”, përballje
Duelet e sotme në Seria A

 

Poll

Lexo gjithashtu