
Milani do të presë Genoan në San Siro sot në orën 18:00 për të luajtur javën e 35-të të Serie A.
Kuqezinjtë kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League dhe janë thuasje të paprekshëm në vendin e dytë, ndaj luajnë pa presion. Njëjtë edhe për Genoa që ka siguruar matematikisht mbijetesën dhe qëndroj e qetë në mesin e tabelës.
Një ndeshje pa presion e cila luhet vetëm për bukurinë e futbollit. Megjithatë, ‘Djalli’ kërkon fitoren pasi ka 3 ndeshje pa e shijuar dhe morali në skuadër është i ulët. Trajneri Pioli do të startojë me 4 sulmues, Leao, Giroud e Chukëueze më ofensiv dhe Pulisic mes linjave. Genoa do të ketë në majën e sulmit edhe ish-sulmuesin e Partizanit, Caleb Ekuban.
Formacionet zyrtare:
MILANI (4-2-3-1) - Sportiello; Florenzi, Gabbia, Tomori, Théo Hernandez; Bennacer, Reijnders; Chukwueze, Pulisic, Leao; Giroud. Trajneri: Stefano Pioli
GENOA (3-5-2) - Martinez; Vogliacco, De Winter, Vasquez; Spence, Thorsby, Badelj, Frendrup, Martin; Ekuban, Retegui. Trajner: Alberto Gilardino