
Mbrojtësi brazilian, Emerson Royal ka folur për herë të parë pas prezantimit si lojtari më i ri i Milanit. 25-vjeçari thotë se e kishte të qartë se “Djalli” ishte opsioni më i mirë për të. Ndër të tjera, Emerson thekson se kërkon të jetë lider i ekipit.
“Kam folur shumë me klubin e Milanit dhe përfaqësuesit e tij. Ishte gjithmonë e qartë se Milani ishte opsioni më i mirë për mua, e kam në gjak. Edhe pse jam shumë i ri, kam qenë lider në të gjitha skuadrat ku kam luajtur është në karakterin tim.
Do të doja të falënderoja Zlatanin dhe Milanin për këtë mundësi dhe për përpjekjen për të më sjellë, dua të bëj më të mirën këtu”, u shpreh mbrojtësi brazilian, Emerson Royal.
Kujtojmë që Milani e bleu mbrojtësin e djathtë nga Tottenham për 15 milionë euro. Braziliani firmosi me kuqezinjtë një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.