
Edin Dzeko
Edin Dzeko është një nga futbollistët që mund të rikthehet në Itali. Skuadra e Fiorentinës kërkon që sulmuesi të jetë sërish pjesë e kampionatit italian.
Skuadra “vjollcë” është shumë afër arritjes së marrëveshjes për boshnjakun. 39-vjeçari me Fenerbahcen në këtë sezon luajti në 53 ndeshje, ku shënoi 21 gola dhe dhuroi edhe 8 asiste.
Në fund të këtij muaji futbollisti del lojtar i lirë dhe Fiorentina shpreson të arrijë e shërbimet e tij. Eksperienca e Dzekon bën që drejtuesit të kenë besim tek aftësitë e tij. Siç dihet në Serie A ka luajtur me Inter dhe Roma.
View this post on Instagram
Poll