Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“E zgjodha numrin prej Beckhamit”, Walker prezantohet te Milani: Të luajmë me pasion, tifozët e meritojnë

Shkruar nga NEWSPORT
“E zgjodha numrin prej Beckhamit”, Walker prezantohet te Milani:
Kyle Walker

Pas disa javësh interes nga Milani, tashmë Kyle Walker është lojtari më i ri i kuqezinjve që do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit. Ditën e sotme, mbrojtësi anglez foli për më shumë në mikrofonat e “MilanTv”.

“Është një moment i mrekullueshëm, si fëmijë e kam ndjekur gjithmonë Milanin dhe tani jam krenar që do të vesh këto ngjyra. Shpresoj që kjo gjysma e dytë e sezonit të jetë pozitive.”

Përse zgjodhët numrin 32? “Për shkak të David Beckham, ai është një ikonë për mua. E pashë që ishtë numër i lirë dhe e zgjodha, më pas edhe pse përmban numrin e karrierës time, 2.”

"Kam lindur më 28 maj, domethënë në të njëjtën ditë që Milani fitoi Champions League në Manchester? Le të shpresojmë se do të ketë finale të tjera dhe se mund të shkruajmë historinë përsëri.”

Tifozët e Milanit? “Ata janë të jashtëzakonshëm, kanë një pasion të madh. Këtu jetojmë për futbollin, ishte një nga arsyet kryesore pse vendosa të vij këtu. Dua të ndjej gjithë pasionin e tyre. Ata duhet të vazhdojnë të na mbështetin sepse kemi nevojë për shtytjen e tyre.”

Sezoni i Milanit? “Shpresoj që ta mbyllim sa më mirë sezonin. Champions League po shkon mirë, në Serie A të gjithë e dimë se mund të bëjmë më mirë. Dua të ndaj përvojën time tek lojtarët më të rinj që të luajnë me pasion, kjo është ajo që duhet të tregojmë, tifozët e meritojnë”, u shpreh Walker.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga