Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"E përgëzoj Juventusin për merkaton", Igli Tare: Rikthimi im? Dëshira është, por s’dua të nxitoj në asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
"E përgëzoj Juventusin për merkaton", Igli Tare:
Igli Tare

Ish-lojtari i Kombëtares dhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur së fundmi në një intervistë të dhënë për mediat italiane. Tare është ndalur të flasë për Juventusin, duke dhënë mendimin e tij për merkaton që “Zonja e Vjetër” po bën. Ish-drejtori i Lazios vlerëson maksimalisht lojtarë si Chiesa, por thotë që ka dhe zëvendësues për të.

Mendimi juaj për Khephren Thuram, do ia dalë ta zëvendësoje Rabiot?

Mendoj se do të jetë surpriza e Serisë A të ardhshme, pasi është një mesfushor i kompletuar. Jam i habitur që klube të tjerë të mëdhenj nuk menduan për të. E përgëzoj Juventusin. Adrien ka pasur një karrierë të shkëlqyer, por Khepren ka aq shumë cilësi. Ai mund të bëhet pikë referimi në skuadrën e Thiago Mottas, por nuk duhen bërë diskutime se cili është më i mirë.

Çfarë mendoni se do të ndodhë me Chiesan? Cilin shihni si zëvendësuesin ideal të tij?

Po flasim për një ndër lojtarët më të mirë në qarkullim, por e ardhmja e tij varet nga planet e klubit. Nëse nuk është pjesë e projektit, ofertat mund të konsiderohen. Lojtarët me këmbë si të tij nuk janë të lehtë për t’u gjetur, por nëse nuk është pjesë e planeve të klubit, atëherë ndoshta është koha për të ndarë rrugët dhe për të mbledhur para. Ka pak lojtarë të nivelit të Juventusit. Sancho ose Adeyemi janë alternativa që po përfliten, por unë preferoj anglezin.

Sa humbasin italianët duke lënë që Calafiori të transferohet në Itali?

Nuk mendoj se Roma nuk pa një lojtar të fortë tek ai, por vinte nga dëmtime të rënda dhe kishte nevojë për hapësirë që verdhekuqtë nuk mund t’i jepnin. Të gjitha klubet kanë përfituar nga rritja e tij, Bologna, Basel, Roma dhe Arsenali, që do ta blejë atë. Calafiori është shembulli klasik që duke u dhënë besim lojtarëve ata dalin në pah. Gjithçka i mungon futbollit përveç lojtarëve, pasi nuk janë më paratë si dikur. Sot duhen ide.

Në kohën kur ishit te Lazio, ishit pranë transferimit të Pavlovic që sot e kërkon Milani. Çfaër nuk shkoi?

Kishim arritur një marrëveshje, por fatkeqësisht ai nuk i kaloi ekzaminimet mjekësore. E njoh mirë Strahinjën, ai luan si në mbrojtjen tre ashtu edhe në atë me katër. Kuqezinjtë do të bënin një goditje të madhe nëse do ta blinin.

Kur do të kthehet Tare në aksion?

Pyetje e bukur. Nuk e di, dëshira është, por s’dua të nxitoj në asgjë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga