
Raphael Varane
Raphael Varane i ka thënë ‘Po’ një kalimi te Como. Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Manchester United është gati për kalimin në Serie A, aty ku do të nisë aventurën e re me të sapongjiturit në elitë.
Varane ka udhëtuar drejt Comos për të biseduar me drejtuesit e klubit dhe Cesc Fabregas. Ky i fundit ka qenë një nga faktorët kyç dhe ndikuesit kryesorë që mbrojtësi të pranonte ofertën e klubit italian.
Projekti i prezantuar te Varane është pranuar nga ky i fundit. 31 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratën së shpejti dhe të nisë aventurën në kampionatin italian, në të cilin nuk ka luajtur kurrë më parë.
Poll